Vdes në moshën 36-vjeçare ylli i “Heroes” dhe “Nashville”, Hayden Panettiere/ Mjeku: Aktorja pësoi arrest kardiak
Sipas tabloidit amerikan “National Enquirer”, aktori Morgan Freeman ka probleme të rënda me shëndetin, të cilat ia bëjnë ditën e punës, në një set xhirimi, një torturë të vërtetë.
Burimet flasin se aktori po jeton në një agoni të vërtetë. Kështu që tërheqja nga kinematografia duket të jetë e pashmangshme. Asnjë nuk e konfirmon, apo e hedh poshtë, nga ana e aktorit këtë fakt.
“Deri para një viti, nuk mendohej që do të deklarohej dorëheqja e tij, por gjërat kanë ndryshuar”, shkruan tabloidi amerikan për Freeman, që pritet t’i japë lamtumirën sheshxhirimit.
Kohët e fundit, ai mori pjesë në filmat si “Las Vegas”, “Trascendence” e “Lucy”, që e bëjnë atë të ketë mbi shpatulla një karrierë për t’u pasur zili.
5 herë kandidat për Çmimin Oscar, në 2005-n ai fitoi statujën e artë si “Aktori më i mirë joprotagonist” në filmin “Million Dollar Baby”, i regjisorit Clint Eastwood.
Në 2011, Industria e Filmit Amerikan i ka dhënë çmimin “Life Achievement”, për të shpërblyer karrierën e tij në kinema dhe televizion, si dhe kontributin e jashtëzakonshëm që ka dhënë në pasurimin e kulturës amerikane.
Top Channel