Zjarri në venddepozitimin e mbetjeve në landfillin e Bushatit, Luçiano Boçi: Shkak keqmenaxhimi, pasojat janë katastrofike për mjedisin dhe shëndetin Danimarka duket se do të shkojë drejt një vote pro për statusin kandidat të Shqipërisë më 27 qershor. Të paktën të tilla duken sinjalet e këtij vendi, një prej pesë shteteve që hezituan vendimmarrjen në Këshillin e BE-së në dhjetor.
Ministri i Jashtëm Ditmir Bushati përfundoi vizitën në Kopenhagen, ku takimin e parë e pati me homologun danez Martin Lidegaard, takim që përkon me 44-vjetorin e vendosjes së marrëdhënieve diplomatike dypalëshe.
Ministri Lidegaard siguroi homologun shqiptar për mbështetjen e vazhdueshme të Danimarkës në procesin e integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian.
Kjo, pasi shefi i diplomacisë shqiptare nënvizoi se integrimi i Shqipërisë në BE mbetet një prioritet madhor që gëzon një mbështetje të gjerë nga shqiptarët dhe nga i gjithë spektri politik.
Lidergaard dhe Bushati ndanë së bashku mendimin se qeveria shqiptare ka dhënë dëshmi të qarta të vullnetit dhe angazhimit për përmbushjen e detyrimeve për marrjen e statusit të vendit kandidat, veçanërisht në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit. “Mbetem shpresëplotë tek mbështetja daneze në vendimin e qershorit”, deklaroi Bushati.
Ashtu si edhe në takime të tjera me homologët perëndimorë, Bushati mori vlerësimin maksimal për qëndrimin dhe reagimin në krizën ukrainase të Shqipërisë, që deri tani mbetet i vetmi vend në rajon i pozicionuar qartazi. Dy homologët janë ndalur edhe tek tema e ditës sot për Europën, zgjedhjet për Parlamentin Europian.
Rritja e përfaqësimit të euroskeptikëve në PE, e veçanërisht ekstremistët e së djathtës në Francë, janë komentuar me shqetësim në kontinetin e vjetër, ndërsa për vendet aspirante në BE, ku bën pjesë edhe Shqipëria, shqetësimi për rritjen e forcave anti-zgjerim është edhe më konkret.
Top Channel