Superzgjedhjet e Bashkimit Europian

24/05/2014 00:00

Parlamenti Europian mban disa rekorde: është më i madhi me zgjedhje të lira në mbarë globin, me 751 deputetë gjithsej në legjislaturën e ardhshme, e është i i vetmi Parlament i zgjedhur shumëkombësh në botë, i cili duhet të përfaqësojë 504 milionë qytetarët e Bashkimit Europian.

Në Indi, ku sapo janë zhvilluar zgjedhjet parlamentare, numri i banorëve është dy herë më i lartë së në BE. Por, Parlamenti i Indisë është më i vogël, me 543 deputetë gjithsej.

Parlamenti i BE-së, përsa i përket legjislacionit në Europë, është ndërkohë i barabartë, e madje shumë më i fuqishëm, ndaj Këshillit të Europës, pra 28 vendeve anëtare. Megjithatë, interesi për zgjedhjet europiane është mjaft i vogël. Numri i pjesëmarrjes në votime është vazhdimisht në rënie.

Në zgjedhjet e fundit të 2009-s, pjesëmarrja në votime ishte mesatarisht 43 përqind. “Zgjedhjet europiane deri më sot kanë qenë të mërzitshme”, thotë për “Deutsche Ëelle”-n njëri prej kandidatëve kryesorë për postin e Presidentit të Komisionit Europian, Martin Schulz, nga radhët e socialdemokratëve.

Kësaj here, ne jemi përpjekur të ndryshojmë diçka. Në shumicën e shteteve anëtare, zgjedhjet europiane shihen më shumë si një test për qeveritë kombëtare. Në kohët e papunësisë dhe politikave të kursimeve drastike, në shumë vende, studiuesit e elektoratit parashikojnë një votë masive proteste.

Në Francë, në Hollandë, në Itali e në Greqi mund të triumfojnë nacionalistët e djathtë dhe populistët e majtë, e ka shumë gjasa që 1/5-ta e mandateve në Parlament t’u kalojë forcave ekstreme.

Top Channel