Sharon Stone pa të brendshme
23/05/2014 00:00
Sharon Stonit i pëlqen gjithmonë të provokojë, por këtë herë ka dhuruar një surprizë të gatshme. Ajo parakaloi pa të brendshme në tapetin e kuq në eventin e përvitshëm “amfAR 2014” për mbledhjen e fondeve në luftën kundër AIDS.
Aktorja 56-vjeçare mbante veshur një fustan të kuq, ku sensualiteti shfaqej mjaft bukur. Dy ditë më parë në Festivalin e Filmit në Kanë ajo na befasoi me një tjetër veshje nga Emilio Pucci që nxirrte në pah këmbët elegante.
Në eventin gala “amfAR 2014” që u mbajt në Kanë gjatë mbrëmjes së të enjtes, Sharon Stone u shfaq edhe me një tjetër fustan në ngjyrë të artë.
Top Channel