Një aeroplan me dy vende rrëzohet në Filadelfia, plagosen pasagjerët
Policia në Santa Ana në Kaliforni ka arritur të gjejë një grua gati një dekadë pas denoncimit të nën së saj.
Nëna e gruas së rrëmbyer, atëherë një vajzë 15 vjeçare, kishte thënë në polici në gusht të vitit 2004 se vajza ishte larguar së bashku me të dashurin e saj, i identifikuar si Isidro Garcia.
Policia ka deklaruar se Garcia kishte abuzuar seksualisht me të para se të zhdukeshin. Pasi ishin larguar ai e kishte çuar vajzën në një shtëpi në Compton dhe e kishte mbyllur atë në garazh.
Në fillim Garcia e kishte mashtruar vajzën, duke i thënë se nëse do të përpiqej të shkonte në shtëpinë e saj prindërit do ta dëbonin. Më pas ata kishin punuar të dy në pastrimin e qytetit gjatë natës.
“Pas abuzimit sistematik, fizik dhe mendor, viktima nuk ka pasur rrugëdalje dhe ka jetuar për 10 vite me radhë me abuzuesin e saj”, ka thënë policia.
Rasti u zbulua pasi gruaja e rrëmbyer ka arritur të kontaktojë me motrën e saj nëpërmjet “Facebook-ut”.
41-vjeçari Isidro Garcia u arrestua gjatë së mërkurës dhe tani mbi të rëndojnë akuzat për rrëmbim, përdhunim dhe mashtrim, ka thënë policia.
Top Channel