E akuzuar për evazion fiskal, ylli francez i filmave Isabelle Adjani dënohet me 10 muaj burg dhe gjobitet 10 mijë euro
Shumë yje kanë qenë të pranishëm Festivalin e Filmit në Kanë. Aktorë, regjisorë, njerëz të spektaklit dhe të botës së modës kanë marrë pjesë në premiera dhe në prezantimin e filmave të rinj që janë në konkurrim.
Gjithashtu, ikonat e kinematografisë e kanë nderuar Festivalin e Filmit me pjesëmarrjen e tyre. Sophie Loren ishte e pranishme dhe të mërkurën në tapetin e kuq është shfaqur edhe Sharon Stone.
Aktorja 56-vjeçare dukej e magjishme dhe tejet energjike. Ajo kishte veshur një fustan të zi nga stilisti Emilio Pucci që nxirrte në pah këmbët elegante.
Sharon Stone mori pjesë në premierën e filmit “The Speech”. Gjatë qëndrimit në Kanë ajo u fotografua dhe në një event, ku të pranishëm ishin modelja Cara Delevingne, Antonio Banderas dhe shumë yje të tjerë.
Top Channel