Kinë, shpërthim pranë një tregu, 31 viktima

22/05/2014 00:00

Një shpërthim i fuqishëm ka ndodhur mëngjesin e së enjtes në Xinjiang, i cilësuar si kryeqyteti i rajonit veriperëndimor, duke shkaktuar 31 viktim dhe rreth 100 të plagosur.

Sipas agjencisë së lajmeve Xinhua, 2 automjete kanë përplasur blerësit në një treg dhe më pas kanë hedhur eksploziv nga makinat e tyre.

Xinjiang është një zonë problematike në të cilën jetojnë edhe pakicat ujgure. Muajin e kaluar një sulm me bombë në një stacion autobusi ka vrarë 3 persona dhe ka plagosur me dhjetëra të tjerë.

Mediat lokale kanë raportuar se dëshmitarët kanë dëgjuar një numër të madh shpërthimesh në momentin e incidentit.

Top Channel