U arrestua nga policia pasi u kap në gjendje të dehur në timon, Britney Spears shtrohet në rehabilitim
Protagonisti i filmit të fundit “X-Men” i regjisorit Bryan Singer është aktori Hugh Jackman. Pjesë e kastit të aktorëve janë edhe Peter Dinklage, Halle Berry, Jennifer Lawrence, Nicholas Hoult, Ellen Page dhe Evan Peters.
Ky film mbërrin në sallat e kinemave në Evropë pas kritikave pozitive që ka marrë nga shtypi amerikan.
“Arsyeja kryesore që dëshiroja të kthehesha në universin e X-Men nuk ishte vetëm kasti i mrekullueshëm dhe historia e filmit, por edhe mënyra sesi të përballosh gjëra të reja që nuk ishin treguar në filmat e tjerë të X-Men, si udhëtimet në kohë”, shpjegon regjisori Bryan Singer.
Singer ka vendosur që të mos marrë pjesë në promovimin e filmit, pasi u akuzua disa javë më parë nga një ish-model, Michael Egan, që ai kishte abuzuar seksualisht me të kur ishte 17 vjeç. Akuza të cilat regjisori i quajti totalisht false dhe të shëmtuara.
Top Channel