Rita Ora dhe veshjet e çuditshme

21/05/2014 00:00

Ajo është një ndër femrat më të zëna të “showbusiness”-it për momentin, një këngëtare në ngjitje dhe me suksese të njëpasnjëshme, por veshjet e Rita Orës gjithmonë të çudisin.

23-vjeçarja u fotografua në Londër teksa dilte nga një McDonald’s. Ajo kishtë vënë një kapuç ngjyrë rozë në kokë që i kishte mbuluar gjithë fytyrën duke i lënë jashtë vetëm sytë dhe gojën. Rita ishte veshur me pantallona dhe një T-shirt print në ngjyrë jeshile nga Jeremy Scott.   

Javët e fundit këngëtarja Rita Ora ka qenë shumë e zënë duke promovuar hitin më të ri, “I will never let you down”. Së fundmi, artistja ka nisur edhe një bashkëpunim me Adidas-in  duke përfshirë 5 koleksione për 3 sezone deri në fund të 2015-s. Rita është e para artiste femër që bashkëpunon me firmën e veshjeve sportive Adidas.

Hiti i saj më i fundit “I will never let you down” është një sukses më vete duke u renditur prej disa javësh në krye të klasifikimeve britanike dhe botërore.

FOTO GALERI
4/4

Top Channel