E magjishmja Sophia Loren në Kanë
21/05/2014 00:00
Sophia Loren dukej e magjishme me një fustan të gjatë ngjyrë ari kur ikona e kinematografisë botërore mbërriti në tapetin e kuq në edicionin e 67 të Festivalit të Filmit në Kanë.
79-vjeçarja shoqërohej nga djali i saj, regjisori Edoardo Ponti. Sophia gjatë kohës që fotografohej i dhuroi një puthje në faqe djalit.
79-vjeçarja mori pjesë në premierën e filmit “Two Days, One Night”.
Aktorja legjendare nuk është e huaj për Festivalin e Kanës. Ajo është shfaqur në vitin 1950, kur ishte në kulmin e karrierës dhe sikurse dhe sot ajo merrte vëmendjen dhe shikimin e të gjithëve.
Top Channel