Triumfon Timberlake me 7 çmime

19/05/2014 00:00

Në mbrëmjen e Billboard Music Awards 2014, Justin Timberlake u kurorëzua mbreti i mbrëmjes me 7 trofe duke përfshirë edhe çmimin artisti mashkull më i mirë i vitit.

Timberlake u nderua me çmimin për artistin Top Billboard 200, artistin R&B me të mirë dhe për albumin R&B me të mirë “The 20/20 Experience”.

Ai nuk ishte i pranishëm sepse ndodhej në  turin botëror, por nëpërmjet një videoje Timberlake tha: “Jam i befasuar dhe shumë i habitur. Dua t’ju falenderoj të gjithëve për këtë nderim që më bëtë ”.

Billboard Music Awards 2014 u mbajt në Las Vegas, ku performuan Jennifer Lopez së bashku me Pit Bull himnin zyrtar të Botërorit Brazil 2014.

Gjatë mbrëmjes, artistes 44-vjeçare Jennifer Lopez iu bë edhe një homazh në nderim të karrierës së saj.  

Gjithashtu, gjatë eventit Billboard Music Awards 2014 performuan Shakira, Ricky Martin dhe shumë artistë të rinj.

FOTO GALERI
3/5

Top Channel