Shakira feston në krahët e Pique performancën në Billboard

19/05/2014 00:00

Të dielën u zhvillua eventi Billboard Music Awards 2014 dhe u ndanë trofetë për artistët më të mirë të vitit. Një ndër artistet që performoi ishte edhe Shakira.

Këngëtarja latine e “Hips Don’t Lie” na befasoi me performancën e saj. Ajo u shfaq si gjithmonë energjike dhe shpërthyese në skenë me hitin më të ri “Empire”.

Pasi mbaroi interpretimin e këngës, ajo u hodh në krahët e bashkëshortit Gerad Pique. Ata dukeshin shumë të lumtur gjatë mbrëmjes teksa shijonin eventin Billboard Music Awards të kapur për dore.

Gerard Pique, futbollisti i Barcelonës, muajin tjetër fillon aventurën e Botërorit me skuadrën e Spanjës dhe çifti po përpiqet të qëndrojë sa më shumë kohë së bashku.

FOTO GALERI
3/5

Top Channel