Charlize Theron rrëfen dashurinë për Sean Penn

19/05/2014 00:00

Aktorja afrikano-jugore Charlize Theron është zgjedhur kopertina e revistës “Vogue” për muajin qershor. Ajo shfaqet në koverin e revistës me një fustan blu dhe e mbështetur në një palmë. Theron duket e mahnitshme  dhe shumë tërheqëse.

Charlize ka dhënë një intervistë për “Vogue”, ku flet për dashurinë e saj me aktorin 53-vjeçar, Sean Penn.  

“Ndodhi shumë natyralisht.  Ne ishim miq shumë të mirë. Ata që më njohin e shikojnë shumë mirë ndryshimin që Sean ka sjellë në jetën time”, thotë aktorja 38-vjeçare.

“Unë kurrë nuk e kam ëndërruar fustanin e bardhë. Por, të shikosh njerëzit që martohen? Unë mendoj që është bukur për ta, por edhe kur jam e ftuar në fund ndjehem shumë e lodhur”, thotë Charlize Theron.

“Dasma duhet të jetë nata e festës së dashurisë, por ti shikon një çift të ndarë gjatë gjithë mbrëmjes që përpiqen të bëjnë të ndihen mirë të ftuarit . Është një punë shumë e madhe”, thotë Theron.

FOTO GALERI
3/3

Top Channel