Aksi rrugor Lin-Pogradec, i cili prej mëse 4 vitesh është në gjendje të mjerueshme për shkak të punëve të zvarritura për rikonstruksionin e tij, duket se edhe për një vit do të jetë në të njëjtën gjendje para se lëvizja e mjeteve të kryhet normalisht.

Ministri i Transporteve është ndalur në Pogradec për të inspektuar punimet në këtë aks, duke e konsideruar si një nder pjesët me problematike për shkak edhe të tejkalimit të afateve.

“Ecuria e punimeve është e mirë, duke pasur parasysh edhe disa ndryshime të projektit fillestar. Kjo rrugë do të përfundojë në mesin e vitit të ardhshëm. Aktualisht jemi duke diskutuar me përfaqësuesit e kompanisë, të bëhet gjithçka që është e mundur që kjo rrugë të shfrytëzohet dhe t’i shërbejë sa më mirë sezonit turistik të këtij viti”, tha ministri i Transporteve, Haxhinasto.

Në të gjithë gjatësinë e rrugës nga Lini në Pogradec vihen re gropa gjigande dhe çarje të asfaltit ekzistues, ndërsa punimet për riparimin e këtij aksi nisën 4 vite më parë.

Sipas të dhënave, me shtyrjen e afateve punimet në këtë rrugë priten të përfundojnë në Qershor të vitit 2015.

Top Channel