Përfaqësues të Aleancës Kundër Diskriminimit Gjinor kanë parakaluar paraditen e së shtunës përgjatë bulevardit “Dëshmorët e Kombit” kundër homofobisë.

Me flamurin shumëngjyrësh në duar, përfaqësuesit shqiptarë, por dhe shumë të huaj kanë kërkuar që ata të mos diskriminohen por të gëzojnë të drejtat e njeriut njësoj si të tjerët.

“Mesazhi kryesor është që të gjithë jemi të barabartë, të gëzojmë të drejta të njëjta si pjesa tjetër e shoqërisë, si dhe për ata të rinj që janë vetëm e që mendojnë se janë të pashpresë”, deklaroi Xheni Karaj, përfaqësuese e LGBT-së.

Në këtë pedalim, i cili u vështirësua mjaf prej rreshjeve të shiut, përfaqësuesit e kësaj Aleance thanë se, sot është bërë një hap më shumë.

Në këtë manifestim, ku morën pjesë shumë shtetas të huaj por edhe heteroseksualë, policia ka qenë bashkëshoqëruese për të shmangur ndonjë incident të mundshëm.

Në sheshin Vëllezërit Frashëri, ambasada Pink kishte ngritur disa stenda informuese për këtë ditë ndërkombëtare kundër homofobisë dhe transfobisë.

Top Channel