
Nicki Minaj është e njohur për stilin e saj të pakrahasueshëm dhe të shumëngjyrshëm të veshjeve dhe flokëve.
Por, 26-vjeçarja Rihanna ka postuar një foto në Twitter ku shkruan: “Vodhëm nga dollapi i Nicki-t paruket për verën. “Bad girl” është duke bërë qejf”.
Rihanna ka postuar foto teksa ndodhej në makinë dhe po shkonte për të ndjekur ndeshjen e basketbollit mes Los Angeles Clippers dhe Oklahoma City Thunder. Këngëtarja bukuroshe nga Barbadosi edhe pse është fanse e Brookyn Nets uroi pas ndeshjes nëpërmjet një postimi në Twitter lojtarin e Oklahomës, Kevin Durant.
“RiRi” kishte vënë paruke në ngjyrë rozë dhe mbante veshur xhinse dhe një bluzë të bardhë. Ajo së fundmi po përflitet edhe se mund t’i ketë dhënë fund lidhjes së saj me reperin Drake.
Top Channel