U arrestua nga policia pasi u kap në gjendje të dehur në timon, Britney Spears shtrohet në rehabilitim
Pas një kominikimi zyrtar ku konfirmuan ndarjen e tyre, zbulohet se Chris Martin dhe Gwyneth Paltrow vazhdojnë të ndajnë të njëjtën shtëpi.
Kështu që fansat pas këtij lajmi shpresojnë për një ribashkim të çiftit. Siti amerikan “TMZ” publikon një vendim gjyqësor që lidhet me aktoren dhe liderin e “Coldplay”. Gwyneth në fakt prej vitesh përndiqej nga një person dhe në bazë të ligjit ajo ka marrë një urdhër mbrojtjeje, ku personi në fjalë duhet t’i rrijë larg familjes së yllit të kinematografisë.
Në këtë urdhër është shkruar dhe nënvizuar që edhe Martin është në listën e njerëzve që duhen mbrojtur dhe për këtë arsye ai vazhdon të jetojë në të njëjtën shtëpi me aktoren edhe pas ndarjes.
Gjithsesi, martesa e tyre duket se mori fund para pak kohësh dhe kjo u bë publike nga vetë çifti, por pas këtij lajmi fansat kanë ende shpresa për një ribashkim të tyre.
Çifti vendosi të ndahej pas më shumë se 10 vjet martesë dhe nga e cila kanë edhe 2 fëmijë.
Top Channel