E akuzuar për evazion fiskal, ylli francez i filmave Isabelle Adjani dënohet me 10 muaj burg dhe gjobitet 10 mijë euro
Popstari është gjithmonë e më shumë jo tolerant ndaj celularëve, videove dhe fotove të fansave të tij.
Një gjë është e sigurt: nëse shikoni Justin Bieber-in mos nxirrni jashtë celularët për të bërë ndonjë foto me të sepse mund të nevrikoset.
Melinda Giel-Murray ka treguar në sitin amerikan “TMZ” që është ofenduar nga këngëtari pasi po e xhironte me celular teksa e kishte parë në Kaliforni.
Melinda ka treguar videon ku truprojat e Bieber i thonin që të mos e xhironte, por vajza ka vazhduar kështu që Bieber i është kthyer duke e ofenduar shumë rëndë.
Por, telashet e Justin nuk përfundojnë këtu sepse ai është denoncuar edhe për marrjen e një celulari nga dora e një fanseje që dëshironte të bënte foto me këngëtarin.
Top Channel