Kelly Rowland martohet në një ceremoni sekrete

15/05/2014 00:00

Këngëtarja Kelly Rowland është martuar me Tim Witherspoon në një ceremoni sekrete në Kosta Rika, ku të pranishme ishin Beyonce dhe Solange pas polemikave të “after party”-t të Met Gala.

Kelly dukej e mrekullueshme me një fustan të bardhë. Edhe bashkëshorti i saj kishte veshur një kostum në ngjyrë të bardhë.  

Beyonce ishte ajo e cila në Instagram postoi foto gjatë ceremonisë së dasmës dhe ishte e para që e  shpërndau lajmin.

Sipas “Us Weekly”, ceremonia ishte shumë e thjeshtë dhe kishte jo më shumë se rreth 30 persona të ftuar. Beyonce ishte e ftuara speciale e saj. Kelly dhe Beyonce pothuajse janë rritur së bashku dhe kanë përjetuar suksesin më të madh në kohën e “Destiny’s  Child”.

Në një intervistë në dhjetor, 33-vjeçarja Rowland pranoi se ajo dhe Tim ishin fejuar prej shumë kohësh.  Kelly tregon se i dashuri i saj prej 4 vitesh e propozoi në Skype teksa ai ndodhej në Bullgari.

FOTO GALERI
4/7

Top Channel