Beyonce vendos të heqë tatuazhin në gishtin e unazës

15/05/2014 00:00

Beyonce duket se ka vendosur të heqë me lazer tatuazhin në gishtin e unazës së martesës.

17 herë  fituesja e çmimeve “Grammy” bëri një tatuazh me numrin IV në vitin 2008. Ky numër simbolizonte shumë për të sepse ditëlindja e saj është më 4 shtator e Jay Z me 4 dhjetor dhe data e martesës së tyre më 4 prill.

Pra, numri katër lidhet shumë me jetën personale të artistes. Tatuazhi duket se është fshirë nga dora  e Beyonces në gishtin ku mbante unazën e diamantit 18 karatë me vlerë 5 milionë dollarë.  Gjatë një fotoje që ylli i muzikës botërore publikoi pak javë më parë teksa pushonte me familjen duket gishti i fashuar.  

Dhe në momentin që ajo është shfaqur në publik duke ndjekur me bashkëshortin Jay Z një ndeshje basketbolli, fotografët e kanë fiksuar këtë moment.

Ditët e fundit çifti Beyonce-Jay Z është mjaft i përfolur pas publikimit të videos ku Solange, motra e këngëtares, godiste fizikisht reperin.

FOTO GALERI
3/4

Top Channel

BILETA Portokalli - Bileta