Nicole Kidman, si princeshë në Festivalin e Kanës

14/05/2014 00:00

Ylli i Hollivudit Nicole Kidman merr pjesë në edicionin e 67 të Festivalit të Kanës me filmin aq shumë të diskutuar “Grace of Monaco”.

Filmi do të hapë Festivalin e Kanës më 14 maj. Aktorja do të prezantohet me filmin me regji të Olivier Dahan. Filmi tregon historinë e aktores, muzës së Alfred Hitchcock, në zgjedhjen e saj të vështirë mes Hollivudit dhe dashurisë për princin Ranieri të Monakos.  

Regjisori Dahan mbrohet në gazetën franceze “Journal du Dimanche” nga polemikat e shumta që ka shkaktuar filmi duke thënë: “Jam një artist dhe nuk jam duke bërë biografi, prandaj jam ndjerë i ofenduar”.

Juria e Festivalit të Kanës do të përbëhet nga presidentja Jane Campion, regjisorja amerikane Sofia Coppola, aktorja iraniane Leila Hatami, Carole Bouquet, koreano-jugorja Jeon Do-yeon, Ëillem Dafoe, aktorja dhe regjisorja meksikane Gael Garcia Bernal, regjisori danez Nicolas Ëinding Refn dhe Jia Zhangke.  

Tapeti i kuq do të shndërrisë nga aktorët dhe yjet e kinematografisë. Në mbyllje të Festivalit të Kanës regjisori Quentin Tarantino do të bëjë një homazh për Sergio Leone.

Top Channel