“The Rock”, me dy dublantë në sheshxhirim

13/05/2014 00:00

Është një yll veteran i “wrestling”-ut, por kjo nuk do të thotë që Dwayne Johnson, i njohur me nofkën “The Rock” (shkëmbi), t’i realizojë vetë skenat aksion të filmave të tij.

Për filmin e tij të fundit ‘San Andreas’, duket se 42-vjeçari muskuloz ka nevojë jo për një, por për dy dublantë në sheshxhirimin australian.

“The Rock” xhiroi një skenë të rrezikshme shpëtimi me helikopter. Ai tregoi muskujt në këtë skenë, ndërkohë që dublanti po bëhej gati për të bërë punën e vështirë.

FOTO GALERI
1/3

Top Channel