Sherr milionerësh për Miranda Kerr

13/05/2014 00:00

Fotot e mëposhtme tregojnë dy miq të ngushtë, njëkohësisht dy njerëzit më të pasur në Australi duke u kacafytur me njëri-tjetrin…dhe shkak u bë një femër, por jo një femër dosido, por Miranda Kerr.

James Packer, i përfolur si i dashuri i ri i Miranda-s u përlesh me mikun e tij David Gyngell pasi ky i fundit nuk e kapërdiu vendimin e James për të lënë bashkëshorten e tij për romancën e re të nisur me modelen.

Miliarderi Packer, 46 vjeç në fund të vitit të kaluar njoftoi ndarjen nga bashkëshortja e tij dhe menjëherë në media nisi të përflitej për një lidhje të tij me Miranda Kerr, edhe ajo e ndarë në tetorin e kaluar nga ish-bashkëshorti Orlando Bloom.

FOTO GALERI
3/5

Top Channel