Rita Ora, striptizë në një klub të Londës

13/05/2014 00:00

Rita Ora ka bërë që sërish mediat të flasin për të, falë një striptizmi të papritur gjatë një shfaqeje një një klub të Londrës.

Në fillim Rita doli përpara publikut me një veshje mashkullore kostum të zi, këmishë të bardhë dhe kollare të zezë. Por gjatë performancës së single-it të saj më të ri “I will never let you down”, Rita ka filluar të zhvishet.

Shfaqjen e saj e ka ndjekur edhe “vajza e keqe” e Hollywood, Lindsay Lohan, që ndodhej në rreshtin e parë të publikut dhe po shijonte zhveshjen e Ritës.

Popstari britanik me origjinë shqiptare vazhdon shfaqjet e saj trasgresive edhe pasi pozoi gjysmë e zhveshur për Terry Richardson. Hiti i saj më i ri, “I will never let you down”, e ka renditur këngëtaren në majat e klasifikimit botëror.

Gjithashtu, ajo është e pranishme në mediat ‘gossip’ edhe për stilin e të veshurit aq shumë të kritikuar. Në eventin e përvitshëm “Met Gala”, Rita Ora u zgjodh si e veshura më keq.

FOTO GALERI
2/5

Top Channel