U arrestua nga policia pasi u kap në gjendje të dehur në timon, Britney Spears shtrohet në rehabilitim
Angelina Jolie mbërriti në New York në premierën e dramës së re të HBO “The Normal Heart”, për të mbështetur bashkëshortin e saj, Brad Pitt në projektin e tij më të fundit si producent.
Edhe pse dukej e mrekullueshme me një fustan të zi shumë elegant, Jolie nuk e kishte vënë re make up-in e saj. Në pjesën e mjekrës dhe të ballit kishte ngelur një pjesë e bardhë nga pudra që nuk ishte shpërndarë mirë. Ky detaj nuk ishte vënë re as nga Brad që e shoqëronte dhe as nga “make up artist”.
“The Normal Heart” është projekti më i fundit i Brad Pitt që ka për regjisor Ryan Murphy. Vetë Jolie promovoi së fundmi filmin e saj “Maleficent”, një prodhim i Disney. Interpretimin në këtë film Jolie e ka konsideruar si një dhuratë për 6 fëmijët e saj.
Top Channel