Fotoja e parë e Ben Affleck me kostumin e Batmanit

13/05/2014 00:00

Batmani i interpretuar nga Ben Affleck do të jetë më muskulozi dhe më i forti nga të gjithë dhe kjo duket nga fotoja që ka publikuar në Twitter Zack Snyder, regjisori i filmit më të fundit me protagonist superheroin e famshëm.

Snyder publikoi një foto ku duket aktori Ben Affleck i veshur me kostumin e Batmanit dhe gjithashtu shihet një pjesë e Batmobilit, makinës së tij.

Edhe pse filmi ‘Batman vs. Superman’ do edhe dy vite nga shfaqja e tij, regjisori ka filluar që tani promovimin.

41-vjeçari Ben Affleck do të luajë rolin që së fundmi e ka interpretuar me shumë sukses aktori Christian Bale në trilogjinë e regjisorit Christopher Nolan.

Affleck do të jetë aktori i tetë që vesh kostumin e Batmanit në historinë e kinemasë duke ndjekur hapat e aktorëve të tjerë të famshëm si George Clooney, Val Kilmer dhe Michael Keaton.

FOTO GALERI
1/1

Top Channel