Ëngjëjt e ‘Victoria’s’ shijojnë një drekë së bashku

13/05/2014 00:00

Candice Swanepoel dhe Doutzen Kroes, dy ndër imazhet kryesore të “Victoria’s Secrets“ janë fotografuar së bashku pasi kishin konsumuar një drekë në “Bar Piti” në New York. Ato dukeshin të qeshura dhe flisnin pafund me njëra-tjetrën.

Doutzen Kroes është shtatzënë, në pritje të fëmijës së saj të dytë. Dy modelet dukeshin sikur kishin shumë për të thënë sepse edhe gjatë shëtitjes pasi kishin konsumuar drekën nuk pushonin së foluri më njëra-tjetrën.

Modelja gjermane 29-vjeçare, Doutzen Kroes mbante veshur një fustan të thjeshtë, bardhë e zi dhe ku shtatzania e saj bëhej më evidente. Ndërsa 25-vjeçarja, Candice kishte veshur një fustan pranveror.

Modelja afrikano-jugore është në kulmin e karrierës së saj si një ndër imazhet më të kërkuara të momentit nga kompanitë prestigjoze ndërkombëtare të modës.  

FOTO GALERI
3/3

Top Channel