Pele i “çmendur” pas grupit “One Direction”

12/05/2014 00:00

“Unë ju adhuroj dhe ju dua”, ka thënë Pele për grupin britanik muzikor “One Direction”.

Legjenda e futbollit botëror duket se është një ndër fansat më të mëdhenj të grupit të të rinjve.

Braziliani ka thënë se do të dëshironte të luante kitarë një ditë me “One Direction”. Ai bëri një shfaqje nëpërmjet një videoje gjatë koncertit të tyre në Sao Paulo të shtunën.

Grupi muzikor i të rinjve dha koncertin në stadiumin Morumbi të Sao Paulos.

“Unë luaj kitarë dhe një ditë do të luajmë së bashku. Mirëserdhët në Brazil dhe vetëm suksese”, tha legjenda e futbollit, Pele.

Grupi “One Direction” po shndërrohet në një ndër sukseset më të mëdha të muzikës botërore duke shitur pafund albume dhe bileta për koncertet e tyre.

FOTO GALERI
2/2

Top Channel