Sean Penn fotografohet me mamanë e të dashurës

10/05/2014 00:00

Duken një familje shumë e lumtur teska janë fotografuar në rrugët e
Manhattan-it , Sean Penn së bashku me mamanë e të dashurës së tij
Charlize Theron, Gerda dhe djalin e saj Jackson.

Kanë rreth 4 muaj që dalin me njëri-tjetrin dhe marrëdhënia e tyre duket tejet serioze.

53-vjeçari dukej mirë nën shoqërine e të dy brezave edhe pa praninë e të dashurës së tij 38-vjeçare, Charlize Theron.

Charlize dhe Sean Penn u panë së bashku në daljen e tyre të fundit publike në eventin e përvitshëm Met Gala.  Ajo dukej e magjishme me një fustan të Dior dhe një xhaketë të hedhur në supe.

Një burim për revistën “Star” tha: “Sean Penn është duke reflektuar mbi marrëdhënien e tij me Charlize dhe së shpejti pritet që t’i dhurojë edhe unazën”.

FOTO GALERI
2/2

Top Channel