Jolie: Do të fokusohem tek regjia dhe skenari

10/05/2014 00:00

Në konferencën për shtyp në Londër në prezantimin e filmit të saj të ri
‘Maleficent’, Jolie ka thënë se regjia dhe skenari do të jenë e ardhmja e
saj. 

“Do të kem sërish filma të tjerë, por prodhimtaria do të jetë fokusi im në të ardhmen”, tha Jolie.

Aktorja, Angelina Jolie në Londër prezantoi filmin e saj të ri ‘Maleficent’ një prodhim i Disney ku ajo luan rolin e një “shtrige të keqe”. Pjesëmarrja në këtë film të Disney për Jolie ka qenë një dhuratë për 6 fëmijët e saj.

“Kam patur një karrierë të mrekullueshme dhe gradualisht do të tërhiqem nga aktrimi. Por gjithashtu do të përqëndrohem shumë edhe tek puna ime në OKB”, tha aktorja gjatë konferencës. Ajo shoqërohej nga bashkëshorti Brad Pitt dhe i ftuar special ishte djali Madoxx, 12 vjeç.

Top Channel