Shakira, sërish himni zyrtar i Botërorit Brazil 2014

09/05/2014 00:00

Fansat e Shakirës e kanë pritur me padurim videon e saj të re për Botërorin Brazil 2014.

Kjo është kënga e tretë që publikohet nga albumi i 10 i Shakirës. Këngëtarja Shakira publikoi para disa muajsh edhe duetin e saj me Rihanna, një nga videot dhe këngët më të pëlqyera.

Në videon e saj të fundit Dare (la, la,la) që doli në treg të enjten këngëtarja latine dukej në super formë e veshur e gjitha me të zeza.
Në një intervistë për revistën “Ocean Drive” ajo ka thënë se “që nga albumi im i fundit, unë kam hyrë në një një nga fazat më të lumtura të jetës time”.

“Ishte koha për të ndryshuar, rilindur, për të zbuluar vetveten dhe fakti që u bëra dhe nënë ishte gjëja më e mrekulleshme”, tha Shakira.

Së fundi ajo u zgjodh dhe imazhi i kompanisë T-Mobile dhe reklama e saj u realizua ne fushën e futbollit të USC në Los Angelos.

FOTO GALERI
2/2

Top Channel