Monaco nuk dorëzohet për Conte-n

09/05/2014 00:00

Ndërkohë që në Torino presin me shumë ankth takimin mes Andrea Agnelli-t dhe Antonio Conte-n për të planifikuar të ardhmen e Juventusit, i cili nuk u realizua as të enjten, detajet e para të ofertës së re nga Monaco për teknikun puljez janë bërë të ditura, duke trazuar ujrat.

Një sulm i dytë, tashmë më i vendosur, ky i francezëve të Principatës, që e ka detyruar edhe Conte-n të reflektojë më shumë. As më pak e as më shumë se sa një kontratë 3-vjeçare me 7,5 mln euro në sezon, por gjithashtu edhe një buxhet prej 120 milionë eurosh për të realizuar dëshirat e trajnerit aktual të Juves.

Monaco duket se e dëshiron me çdo kosto Conte-n në krye të pankinës për sezonin e ardhshëm, për t’i dhënë më shumë temperament një ambienti të “patinuar” por ende të pa kumbueshëm, në mënyrë që të shpresojnë ndërprerjen e hegjemonisë së PSG-së në Ligue 1.

Mbretërorët, duke qenë se u është refuzuar oferta e parë sërish prej 7,5 mln eurosh në sezon për 3 vjet, tashmë kanë bërë të ditur edhe buxhetin në dispozicion të trajnerit për merkaton e ardhshme, në mënyrë që Conte të ndërtojë ekipin sipas idesë së tij.

Një megaofertë, që mund ta bëjë teknikun bardhezi të marrë disa ditë pushim, për të reflektuar dhe për t’i dhënë nga një përgjigje si Juventusit ashtu dhe Monaco-s.

Top Channel