Hamilton ul optimizmin: Të përmirësohemi sërish

09/05/2014 00:00

Pavarësisht dominimit absolut të tij, Leëis Hamilton përpiqet të fshehë optimizmin e tij.

“Ishte një ditë e shkëlqyer, por është vetëm një e premte. Gjatë ditës kemi qenë produktivë, jam i kënaqur me punën e skuadrës, por jam gjithashtu i sigurt se mund të përmirësohemi ende. Ka gjithnjë hapësira për të bërë më mirë. Të rikthehesh në pistë pas një pushimi të gjatë dhe të shijosh këtë ndjesi është gjë e bukur”, është shprehur piloti anglez i Mercedes-it.

Nuk mund të jetë po kaq i lumtur edhe Nico Rosberg, i cili ka kaluar një ditë me probleme në gjysmën tjetër të bokseve të skuderisë Mercedes.

“Nuk jam i kënaqur, pasi nuk ndihem ende në nivelin tim maksimal me këtë makinë. Kam humbur kohë gjatë mëngjesit dhe po kërkoj ende të konfiguroj më së miri makinën. Duket se kemi një avantazh të mirë me të tjerët, por gjithçka do të shihet në kualifikueset”, shpjegon piloti gjerman.

Top Channel