Cristiano Ronaldo me djalin e tij në “Madrid Open”

09/05/2014 00:00

Cristiano Ronaldo është fotografuar me djalin e tij të mrekullueshëm duke parë një lojë tenisi në “Madrid Open”.

Ronaldo pritet që të niset drejt Brazilit për Kupën e Botës 2014 dhe është duke shpenzuar sa më shumë kohë me të. Ronaldo dhe djali i tij mbanin të njëjtën kapele në ngjyrë të bardhë.

Në një intervistë për “Daily Mirror”, futbollisti i famshëm i Real Madrid tha se djali i tij po jep shenjat e para që edhe ai dëshiron të ndjekë rrugën e sportit.

“Kur ishte 2 vjeç, atij i pëlqente shumë të luante me makina. Tashmë ai ka shumë dëshirë të luajë  futboll sepse ma kërkon shpesh këtë gjë. Nuk mund t’i them jo sepse ëndrra ime është që ta shoh dhe birin tim në fushën e futbollit”, tha Ronaldo.

FOTO GALERI
2/3

Top Channel