
Atletico Madrid-Real Madrid rezulton të jetë diçka më shumë se sa një finale Champions-i për madrilenët, aq e veçantë dhe speciale, saqë dikush mund të jetë i gatshëm të bëjë gjithçka, për të fituar një nga biletat, të cilat është shumë e vështirë t’i gjesh në treg.
Madje, gjërat kanë shkuar shumë larg, saqë mund të ofrohet edhe trupi në kuptimin e plotë të fjalës. Bëhet fjalë për një vajzë 23-vjeçare, e cila ka ofruar trupin e saj për seks në një nga faqet e njoftimeve online, vetëm e vetëm për të siguruar një biletë të finales së Lisbonës.
Nuk dihet nëse ishte propozim fals apo i vërtet, por shpallja qëndroi për disa orë online e më pas u hoq nga vet portali.
Në të lexohej “Jam një vajzë 23-vjeçare dhe ofroj seks për 1 orë, në këmbim të një bilete për finalen e Champions League, mes Atletico Madrid dhe Real Madrid, pasi më pëlqen të shkoj ta shoh me të dashurin dhe deri tani kemi vetëm 1 biletë. Falemnderit”.
Një propozim i pahijshëm, që ka tronditur publikun. Por ekziston edhe version i kundërt, rasti i një mashkulli, vërtetësia e përmbajtjes së njoftimit të të cilit nuk dihet. “Ofroj seks për gratë, në këmbim të një bilete për finalen e Champions-it, në Lisbonë. Jam 32 vjeç”.
Top Channel