Scarlett Johansson shijon një akullore në rrugët e Parisit

08/05/2014 00:00

Edhe pse nuk e ka konfirmuar shtatzaninë e saj Scarlett Johansson nuk mund ta fshehë më këtë fakt.

Aktorja 29-vjeçare është parë e veshur në mënyrë sportive me një T-shirt bardhë e zi, syze të errëta dhe një xhaketë ngjyrë ulliri teksa shijonte një akullore në rrugët e Parisit.  Bjondja Scarlett Johansson është në pritje të fëmijës së saj të parë.

Aktorja shihet shpesh dhe shpenzon shumë kohë në Paris pasi është fejuar me gazetarin francez Romain Dauriac.

Në një intervistë për revistën “The Wall Street Journal” ajo është shprehur se ata kanë në plan që të martohen, por ende nuk kanë vendosur asgjë.

FOTO GALERI
2/2

Top Channel