Katy Perry rikthen Kleopatrën
08/05/2014 00:00
Këngëtarja Katy Perry ka risjellë Kleopatrën në skenën e koncertit të Belfastit.
Kostumet ishin shumëngjyrëshe dhe që të ngjallnin epokën e Egjiptit të Lashtë. Pas Miley Cyrus që provokoi me veshjet e saj në koncertin e pak ditëve më parë në Londër, Kety Perry provokon sërish por me veshjet e saj vezulluese.
Këngëtarja nisi turin botëror “Prizmatik” nga kryeqyteti irlandez, Belfast. Ajo performoi hitet e saj më të bukura në arenën Odyssey të Belfastit të mërkurën në mbrëmje. Katy Perry ka vendosur që të ringjallë imazhin e pakrahasueshëm të Kleopatrës dhe ta risjellë atë dhe në klipin e saj të fundit.
Top Channel