Bieber mohon lidhjen me modelen spanjolle

08/05/2014 00:00

Këtë javë Justin Bieber u fotografua në brigjet e Kalifornias në shoqërinë e ‘modeles së Instagram’, spanjolles Yovanna Ventura, 18 vjeç.

18-vjeçarja është përfolur si e dashura e re e Bieber dhe shkaku që Selena Gomez i dha sërish fund raportit të tyre.

Megjithatë vetë Bieber përgënjeshtroi gjithcka në Twitter duke shkruajtur: “Jo cdo vajzë që del në foto me mua është e dashura ime”.

Të enjten këngëtari 20-vjeçar u vendos sërish në qendër të vëmendjes pas marrjes së një gjobe të majme për parkim të gabuar në Los Anxheles.

Kanadezi dhe ‘shoqëruesit’ e tij mbërritën në Teatrin Ivar dhe parkuan furgonin e tyre në një zonë ndalim-parkimi. Autoritetet amerikane zbatuan ligjin dhe gjobitën Bieber, shkelja e radhës e të cilit i bashkohet listës së gjatë të shkeljeve të tij në pak muaji, përfshirë këtu edhe incidentin e muajit janar kur u arrestuar për drejtimin e makinës në gjendje të dehur.

FOTO GALERI
2/4

Top Channel