Punësimi i kosovarëve në Shqipëri

07/05/2014 00:00

Qytetarët kosovarë dhe ata të Luginës së Preshevës, mund të punësohen në Shqipëri njësoj si shtetasit shqiptarë.

Ne mbledhjen e radhës së Qeverisë është miratuar vendimi qe heq detyrimin per pajisje me leje punesimi ne Shqiperi, per qytetaret Kosoves dhe Lugines se Presheves, qe ligji i meparshem i parashihte si shtetas te huaj.
 
“Une e di qe ka dhe kritike qe thone se ne Shqiperi nuk ka vende pune mjaftueshëm për qytetarët e Shqipërisë, le më për ata të Kosovës dhe Preshevës. Informoj edhe kritikët që 80 për qind e kërkesave që ne kemi për leje pune në Shqipëri nga qytetarët e Republikës së Kosovës apo Luginës së Preshevës, në fakt janë biznesmenë, pra njerëz që krijojnë vende pune, kryesisht biznese të vogla dhe të mesme. Dua t’i uroj të gjithë qytetarëve të Kosovës dhe të Luginës së Preshevës, punë të mbarë në Shqipëri!” tha ministri i Mirëqënies Sociale dhe Rinisë.

Bashke me lejet e punes, vendimi i sotem i Qeverise heq edhe te tjera burokraci qe lidhen me punesimin e shqiptareve te Kosoves dhe Lugines se Presheves. Per keta te fundit, Qeveria gjithashtu ka hequr kuotat, qe kufizonin numrin e te punesuarve ne Shqiperi.

Top Channel