“Nuk dua që të më shohë gjyshi gjoksin”

07/05/2014 00:00

Jessica Alba kurrë nuk ka pozuar e zhveshur nëpër kopertina revistash dhe kurrë nuk ka luajtur skena nudo nëpër filma pasi në kontratën e saj ka një klauzolë ku ndalohet nudizmi dhe aktorja ka zbuluar për revistën ‘Glamour’ pse është kaq strikte në lidhje me trupin e saj.

“Nuk dua që gjyshërit të më shohin gjoksin. Kaq e thjeshtë”, tha 33-vjeçarja amerikane.

Ndryshe nga koleget e saj, Jessica ka pasur vetëm dy të dashur dhe njëri prej tyre është aktualisht bashkëshorti i saj, Cash Warren, të cilin e ka njohur në vitin 2004 gjatë xhirimeve të filmit Fantastic Four.

FOTO GALERI
2/2

Top Channel