‘Met Gala’ mbledh yjet e momentit

06/05/2014 00:00

Ashtu sikurse pritej, ‘Met Gala’ eventi më i rëndësishëm i përvitshëm që mbledh ikonat dhe yjet e momentit, nuk zhgënjeu.

Kësaj radhe eventi u organizua nga editorja e revistës ‘American Vogue’, Anna ëintour së bashku me Sarah Jessica Parker dhe Bradly Cooper në ‘Metropolitan Muzeum of Art’ në Manhatan.

Tema e mbrëmjes gala ishte kravatë e bardhë dhe dekorimi.

Sarah Jessica Parker patjeter që ishte brenda temës me veshjen e saj nga Oscar de la Renta me një fustan bardhë e zi, me një rrjetë në pjesën e pasme dhe doreza të bardha .

Të pranishëm në këtë event gala ishin edhe yje të tjerë si Rihanna, Victoria Beckham, Beyonce, Jay Z, Taylor Sëift etj. që mahnitën me veshjet e tyre rrezatuese. Bileta këtë vit në eventin ‘Met Gala’ pësoi rritje nga 10000$ në 25000$.

Rita Ora, e veshura me keq

Eventi i përvitshëm ‘Met Gala’ është simbol i fashionit dhe stilistëve dhe askush nuk do të donte të renditej si personazhi i veshur më keq.

Gjatë parakalimit në tapetin e kuq Rita Ora është treguar e pakujdesshme teksa duke parakaluar paparacët kanë fotografuar të brendshmet e saj.

Gjithashtu disa ndër yjet si të veshura më keq ishin edhe modelja Kate Upton,  Chrissy Teigen.

“Vajzat” e Stella McCartney në Met Gala

Stella MacCartney ka parakaluar në tapetin e kuq të ‘Met Gala’ me 4 yje të botës së showbiz-it.

Reese Witherspoon, Kate Bosworth, Cara Delevigne dhe Rihanna pozuan përpara fotografëve me veshjet e stilistes së famshme Stella Maccartney në eventin e përvitshëm ‘Met Gala’ në Manhatan.

FOTO GALERI
1/14

Top Channel