Adriana Lima, në daljen e parë publike pas ndarjes

06/05/2014 00:00

Adriana Lima mbërriti në eventin e Met Gala e vetme, pas lajmit të disa
ditëve më parë që i kishte dhënë fund martesës së saj me Marco Jaric.

Modelja braziliane ishte e matuar me basketbollistin serb prej 5 vitesh dhe nga kjo martesë kishte 2 fëmijë.

Modelja 32-vjeçare e Victoria’s Secret dukej rrezatuese dhe nuk reflektonte mërzi pas lajmit të 3 ditëve më parë të ndarjes nga bashkëshorti i saj.

Top Channel