Jordin Sparks pa make up, pas palestrës

05/05/2014 00:00

Këngëtarja e hitit Battlefield është fotografuar nga paparacët, pasi ka mbaruar palestrën.

Jordin Sparks ka deklaruar se ajo është fokusuar në faktin e  të qenit e shëndetshme. Javën e fundit në një intervistë ajo u shpreh se vajzat duhet ta duan lëkurën e tyre dhe të mos kenë frikë nga fakti i të shfaqurit në publik pa make up.

24-vjeçarja ka humbur një peshë të konsiderueshme kohët e fundit dhe ajo në një intervistë është shprehur se dëshironte të ishte e shëndetshme dhe se nuk ndjehej mirë me mënyrën se si dukej.

Top Channel