Shroeder kritikohet për sjelljen

01/05/2014 00:00

Kritikat për ish-kancelarin gjerman Gerhard Shroeder vazhdojnë. Në mesin
e konfliktit të Ukraines, dhe në kohen kur separatistet pro-ruse ne
lindje te ketij vendi mbajne peng monitorues ushtarake te OSBE-se,
Shroeder festoi 70-vjetorin e tij te lindjes ne Shen Peterburg ne
shoqerine e shefit te Kremlinit Vladimir Putin.

Perqafimi i perzemert i Shroeder me presidentin rus ka shkaktuar mjaft irritim. Nuk mund te kete asnje lloj mirekuptimi per kete qendrim te ish-kancelarit, thote kreu i liberaleve gjermane, Christian Lindner, i cili kujton se si kancelar, detyrimet politike dhe morale për të mbështetur politikën e jashtme të vendit vazhdojne edhe pas largimit nga posti.  

Banketi i shtruar për nder të Shroederit nga kompania Nord Stream, ku ai mban kryesinë e Këshillit Mbikëqyrës, nuk i pëlqeu aspak CDU-se dhe zyrës së shefes se ekzekutivit, Angela Merkel qe zgjodhen te distancohen, edhe pse ne event ka marre  pjese edhe zëdhënësi për politikë të jashtme i grupit parlamentar të konservatorëve Philipp Missfleder. Per Kryeministrin kristiandemokrat te Hessenit, Volker Bouffier, perqafimi i Shroederit me Putinin ishte “mungesë takti”. Putini ndjek një “politikë agresioni”, tha politikani i CDU-së për gazetën “Frankfurter Neue Presse”.

“Nje ish kancelar duhet te jete i vetëdijshëm për përshtypjet që krijon diçka e tillë ne opinionin publik. Në Ukrainë por edhe në Poloni dhe shtetet baltike, shtoi ai, njerëzit jetojnë në frikë”.  Ndersa politikani socialdemokrat Ralf Stegner, nuk e fshehu ironin ne komentet e tij per nje televizion gjerman: “Shpresoj që Schreder ta ketë shfrytëzuar takimit për t’i thënë Putinit: kujdesu pak më shumë për lirimin e vëzhguesve të OSBE, të marrë peng, u shpreh ai.

Top Channel