Kolumbi, shembet miniera e arit mbi 25 të zhdukur

01/05/2014 00:00

Një minierë ari është shembur gjatë ditës së enjte në jugperëndim të Kolumbisë. Nga të dhënat e para  raportohet për mbi 25 persona të zhdukur, ndërsa janë gjetur trupat e pajetë të 3 personave.

Autoritetet, të cilat po punojnë intensivisht për gjetjen e personave të shpallur të zhdukur.

Të premten e kaluar, në një rast të ngjashëm, 4 minatorë humbën jetën, ndërsa 65 të tjerë u helmuan nga gazrat. Minatorët ishin futur ilegalisht në minierat e arit.  

Guvernatori i Cauca u shpreh se minatorët në mënyrë të paligjshme ishin futur në minierë gjatë mesnatës në afërsi të Santander de Quilichao.

Mediat vendase raportojnë se mijëra ton baltë dhe gurë kanë mbuluar zonën. Grupet e shpëtimit po përdorin në operacion edhe qentë e kërkimit të trajnuar posaçërisht në kërkimet për të mbijetuar.

Kolumbi ka më shumë së 100 mijë miniera, por shumë prej tyre nuk janë në përputhje me rregullat, bëjnë të ditur autoritetet.

Top Channel