Irlandë e Veriut, arrestohet lideri politik

01/05/2014 00:00

Lideri i Shin Fejnit, Xherri Adams eshte ndaluar per t`u marre ne pyetje
lidhur me rrembimin dhe ekzekutimin e një vejushe nga ushtria
republikane irlandeze në 1972-shin.

Arrestimi i tij shihet nje levizje e rrezikshme, qe mund te lekunde paqen e brishte ne Irlanden e Veriut. 65-vjeçari Adams kurre nuk e ka pranuar te kete pasur ndonje rol ne çeshtjen McConville, e vrare nga IRA per shkak te dyshimeve te grupit se nena e 10 femijeve spiunonte veprimet e tij tek ushtria britanike.

Ekzekutimi i Jean McConville dhe varrosja e trupit te saj ne fshehtesi ishte nje gabim dhe padrejtesi e madhe, shkruan Adams ne nje deklarate te publikuar ne faqen online te partise se tij. “Akuza dashakeqe jane hedhur ne drejtimin tim, por une i hedh poshte me force te gjitha”.

Marrja ne pyetje e liderit republikan nuk ishte e papritur. Muajin e kaluar, 65-vjecari ua kishte pohuar vete autoriteteve gadishmerine per te bashkepunuar me hetuesit. I lidhur prej kohesh me IRA-n e konsideruar dikur si krahu i armatosur i Shin Fejnit, Xherri Adams eshte prej politikaneve me ne ze katolike qe ndihmuan ndermjetesimin e paqes ne Irlanden e Veriut. Sot partia e tij eshte perfaqesuesja e dyte me e madhe e opozites ne vend. Irlanda e Veriut eshte pjese e Mbreterise se Bashkuar dhe militantet protestante deshironin te mbetej e tille. Katoliket nga ana tjeter luftuan per largimin e britanikeve dhe bashkimin e veriut me pjesen tjeter te Irlandes. Konflikti zgjati 30 vjet dhe perfundoi ne 1998-ten me marreveshjen e se premtes se mire, e cila ofroi nje kornize politike per ndarje pushteti mes partive.

Top Channel