Turqia mes dy zjarreve

30/04/2014 00:00

Thellimi i krizës në Ukrainë po shton shqetësimet në Turqi, një vend me
lidhje te ngushta politike dhe ekonomike si me perëndimin, ashtu dhe me
Moskën.

Rreziqet per Ankarane nuk jane te pakta, sidomos kur flitet per sanksione qe veshtiresojne perpjekjet per te ruajtur nje ekuiliber mes dy paleve ne konfrontim. Turqia e denoi aneksimin e Krimese, por nuk e ndoqi shembullin e aleateve perendimore per masa ekonomike ndaj rusise, e cila perben tregun e gjashte me te madh te eksporteve turke.

Në një veprim që shihet si një gjest i vullnetit të mirë nga Ankaraja ndaj Moskës, linja ajrore turke Turkish Airlines rifilloi fluturimet në Krime. Por edhe pse Turqia eshte perpjekur te mos perfshihet ne konflikt, jane te shumta gjasat qe ajo te mos arrije t’i shpetoje renies financiare për shkak të krizës.

Ekspertet mendojne se nese do te kete nje pershkallezim te metejshem te situates, Turqia mund te shihet me sy tjeter nga investitoret, por as ajo nuk do të jetë në favor të tregjeve të ekonomive në zhvillim. Edhe pse ekziston një fushë për kapitalin rus drejt ketij vendi, gjasat jane qe ndjesia e pergjithshme për tregje më të mëdha të ekonomive në zhvillim do të jetë më e dobët dhe kjo do të ketë një ndikim indirekt edhe mbi turqine.  

Rusia mbulon gjysmen e nevojës se vendit per gaz natyror, pjesa me e madhe e te cilit vjen nga tubacionet qe kalojne permes Ukraines, ndaj ka shume mundesi qe Ankaraja te ndieje peshen e ngercit te krijuar prej muajsh tashme. edhe pse eshte e kenaqur me qendrimin e saj, Moska nuk harron qe Turqia mbetet pjese e perendimit. Nisur nga sanksionet e reja, Ministria e Jashtme ruse ka keshilluar qytetaret te mos udhetojne jashte kufijve, sidomos ne shtetet qe kane marreveshje ekstradimi me Ameriken dhe Turqia eshte nje prej tyre.

Top Channel