SHBA vendos t’i kthejë Ukrainës miliarda dollarë

30/04/2014 00:00

Shtetet e Bashkuara janë të vendosura t’i kthejnë Ukrainës miliarda
dollarë që dyshohet të jenë vjedhur kur Presidenti Viktor Janukoviç u
rrëzua nga pushteti në muajin shkurt.

Kur lideri pro-rus u largua nga vendi, ukrainasit ishin në gjendje të shihnin disa nga gjërat që ishin blerë me pasurinë që ai akuzohet te kete marre me vete. Tani prokurori i Përgjithshëm i Shteteve të Bashkuara, Eric Holder thotë se Uashingtoni dhe aleatët e tij duan të gjejnë paratë e vjedhura dhe t’ia kthejnë Ukrainës.

“Ne jemi të vendosur ta bëjmë këtë realitet, pra t’ia kthejmë popullit të Ukrainës paratë e marra prej tij.Mendoj se behet fjale per miliarda dollare, e kjo deshmon qarte permasat e problemit dhe rëndësinë e tij”, thotë Holder.

Duke cituar Gary Hufbauer, analist në Institutin Peterson për Ekonominë Ndërkombëtare, Zeri i Amerikes thote se shuma e parave te pervetesuara nga Janukoviç mund të jetë diku tek 20 miliardë dollarë.

Fill pas mberritjes ne Moske, ish presidenti ukrainas bleu një pallat luksoz prej 50 milione dolaresh. Hufbauer shton megjithate se gjetja e aseteve mund të jetë e vështirë nëse Janukoviç nuk i ka depozituar ato në bankat perëndimore, por ka zgjedhur ndonje vend pertej europes si Argjentina apo Indonezia, te cilet nuk bashkepunojne per çeshtje te tilla. Sidoqofte, nuk perjashtohet mundesia qe ish presidenti pro-rus i Ukraines te jete larguar shume shpejt e te mos kete pasur kohe te mjaftueshme per te fshehur parate e vjedhura. Procesi i kthimi te tyre popullit ukrainas mund te jete per çdo rast i gjate e i veshtire, e ndoshta do te kerkoje ndoshta edhe disa vjet.

Top Channel