Biden takon krerët e Ukrainës

22/04/2014 00:00

Zëvendëspresidenti amerikan, Joe Biden do të takohet me udheheqesit e
rinj të Ukrainës për t’u treguar mbështetjen që Uashingtoni i jep
qeverisë pro-perëndimore të vendit.

Ai do të diskutojë për zgjedhjet e ardhshme me kryeministrin e përkohshëm Arsenji Jacenjuk dhe presidentin e përkohshëm Oleksandër Turcinov. Zgjedhjet e 25 Majit shihen si një hap i rëndësishëm për ta nxjerrë vendin nga kriza e rëndë politike.Të hënën, gjatë një bisede telefonike, sekretari amerikan të Shtetit, John Kerry dhe ministrit të jashtëm rus Sergei Lavrov fajësuan njëri-tjetrin për krizën.

Sipas Kremlinit, kryediplomati rus i kërkoi atij amerikan “të ndikojë te autoritetet e Kievit për të parandaluar “kokat e nxehta” të ndezin një konflikt të përgjakshëm”. Ndersa Departamenti amerikan i Shtetit tha se “Kerry i kërkoi Rusisë të ndërmarrë hapa konkrete për të ndihmuar zbatimin e marrëveshjes së Gjenevës, madje edhe t’u beje thirrje separatisteve për të boshatisur ndërtesat qeveritare edhe pikat e kontrollit”.

Uashingtoni i ka gati planet për t’i vendosur të tjera sanksione Rusisë nëse nuk angazhohet për të zbatuar marrëveshjen e arritur në Gjenevë. Departamenti amerikan i Shtetit bëri publike disa foto të ushtarëve në lindje të Ukrainës, ku disa prej luftëtarëve –sic dallohet prej tyre- janë forca speciale ruse.

Nuk ka asnjë reagim nga Moska për publikimin e këtyre fotove.Ndërkohë po zhvillohen tre ceremonitë e varrimit të tre personave që qëlluan të dielën, gjatë përleshjes së armatosur në afërsi të Sllovianskut.Rrethanat e ngjarjes mbeten të paqarta. Separatistët lokalë thanë se sulmi u krye nga ultranacionalistët e “Sektorit të Drejtë”, ndërsa për Kievin “ishte një provokim i forcave speciale ruse”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB