
Qeveria e Kosovës ka ndryshuar vendimin për rritjen e pagave të
punëtorëve të sektorit publik. Kryeministri Hashim Thaçi ka thënë se nga
vendimi për rritje të pagave nuk do të përfitojnë krerët e agjencive të
pavarura që janë në varësi të Kuvendit.
“Udhëheqësit e këtyre agjencive marrin paga deri në 4.500 euro, apo sa rreth 80 pensionistë. Ndaj këto kategori nuk do të kenë rritje”, ka thënë Thaçi.
Vendimi i qeverisë kosovare për rritjen e pagave, i marrë më herët gjatë vitit, shkaktoi jo pak polemika mes ekzekutivit dhe opozitës parlamentare.
Kjo e fundit e cilësoi atë si një vendim tërësisht elektoral, duke qenë se merret jo shumë larg zgjedhjeve parlamentare të Kosovës, që mendohet se do të mbahen në qershor.
Top Channel